Rama zbulon Bunk`art-in e diktaturës komuniste - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një çerek shekulli nga rrëzimi i diktaturës komuniste, shqiptareve i?u zbulohet për here te pare nje pallat i vërtete nëntokësor, i etiketuar si sekret shtetëror. Është ky bunker antiberthamor, me 5 kate nëntokë, i ndërtuar ne Shishtufine, me 106 dhoma, 5 dyer te blinduara dhe një salle te konceptuar për mbledhjen e kuvendit ne rast sulmi. Ne prag te 70 vjetorit te çlirimit, kjo ka qene mënyra qe ka zgjedhur kryeministri Edi Rama, për te treguar anën tjetër te medaljes, atë te errëtën e viteve te komunizmit. Me ne sfond disa bunkerë te vegjël, Rama e cilësoi hapjen e Bunk`art si çeljen e derës se thesarit te kujtesës kolektive dhe paralajmëroi për një tjetër hapje, atë te dosjeve te sigurimit. Me filozofinë, ka vetëm nje mënyre per te shkuar drejt te ardhmes, duke pare te shkuarën ne sy, Rama deklaroi se do te nise itinerarin e hapjes se godinave te tilla. E radhes do te jete shtëpia e gjetheve. Rama theksoi se mazhoranca do te qëndrojë larg rishkrimit te historisë. Por ajo do te zhvarrose boten e nëndheshme komuniste. E meqenëse vizita ne Bunk? art ku ishin te ftuar ambasadore dhe personalitete te tjera, behej ne te njëjtën kohe me protestën e opozitës, Rama nuk harroi te ironizonte mes kësaj fjalie. Ne fund edhe vete Rama, nuk i shpëtoi tundimit te fotografonte me celularin e tij këtë pamje.

Free Traffic Exchange